KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Nuk më intereson”, avokati serb: Kam të drejtë të nderoj familjen e Adem Jasharit
Politikë

“Nuk më intereson”, avokati serb: Kam të drejtë të nderoj familjen e Adem Jasharit

Kosova News
Kosova News 23:03 -06/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati serb Çedomir Stojkoviq është shprehur se Serbia duhet të njohë të drejtat e çdo personi dhe mendimet e tyre ndryshe.

Këto komente Stojkoviq bëri  lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Serbi, ku politikani opozitar serb Nikola Sanduloviq u rrah brutalisht dhe uburgos vetëm pse bëri homazhe dhe vendosi lule mbi varrin e një fëmije të familjes Jashari në Prekaz.

Stojkovia tha se është e drejta e çdokujt të nderojë të vdekurit dhe shtoi se atij nuk i intereson nëse të tjerët e konsiderojnë familjen e Adem Jasharit terroriste.

“Pyetja është më se e qartë. Ju mbani mend se unë ju thashë në fillim që duhet ta mbajmë këtë çështje të thjeshtë. Unë kam të drejtë të vendos lule mbi varrin e Adolf Hitlerit, Bin Ladenit, ose mbi  varrin e një fëmije 7 vjeçar shqiptar. Kjo është e drejta ime. Mua nuk më intereson nëse ju e konsideroni familjen Jashari si një grup terrorist apo jo, nuk më intereson fare”, tha Stojkoviq, për Euronews Albania.

Ai shtoi se me rrahjen barbare dhe arrestimin e Sanduloviqit, çdo serb duhet të ndihet i turpëruar, pasi një veprim i tillë e nxjerr Serbinë nga lista e kombeve të civilizuara.

“Nikola Sanduloviq është në burg sepse ai shkoi te monumenti i Jasharit dhe vendosi lule në varrin e askujt tjetër, por në varrin e një vajze 7-vjeçe. Ajo u vra nga forcat e sigurisë së Serbisë dhe për këtë arsye prokuroria në Serbi vendosi të ngrejë akuza ndaj tij duke thënë se ai ka kryer një krim dhe ka nxitur fjalime urrejtjeje kundër kombit serb. Kjo është diçka e tmerrshme. Kjo është dita kur çdo serb duhet të ndihet i turpëruar. Kjo është diçka e cila të nxjerr jashtë vendeve të kombeve civile. Ti nuk je më komb i civilizuar nëse dënon një person vetëm se ai ka vendosur lule në varrin e një fëmije 7-vjeçar. Kjo është e papranueshme. Sanduloviq është në burg vetëm se vendosi lule në varrin e një fëmije 7-vjeçar”.

“Shumë në Serbi duan ta portretizojnë sikur ai është një terrorist vetëm se ai vendosi lule në varrin e personave që i quan terroristë”, tha avokati.

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, një kritik i deklaruar i Presidentit Vuçiq, është rrahur barbarisht në Serbi, një ditë pasi publikoi një video të homazheve të bëra mbi varrin e Adem Jasharit në Prekaz.

Kurti i Republikanëve: T’i bëhet presion Vuçiqit për rastin e Sanduloviqit

Gjithashtu lexoni:

Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet

Takimi Kurti – Hamza, nga Qeveria tregojnë se çfarë u diskutua

Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO

“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë

Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar

Kosova News 06/01/2024 06/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet
15:47 -09/06/2025
Takimi Kurti – Hamza, nga Qeveria tregojnë se çfarë u diskutua
15:45 -09/06/2025
Dogana sekuestron 180 palë veshmbathje të kontrabanduara dhe të falsifikuara
15:38 -09/06/2025
Ish-ministri i Jashtëm gjerman kërkon rikthimin e shërbimit ushtarak dhe përfshirjen e grave në ushtri
15:35 -09/06/2025
Fairphone 6 zbulohet para lansimit zyrtar
15:31 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?