Anton Cena është pjesëtar i Policisë së Kosovës por njëkohësisht edhe trajner i xhudos.
Lidhja e tij me sportin e xhudos është jashtëzakonisht e ngushtë saqë ai e sheh atë edhe si mënyrë jetese.
Megjithëse është 61-vjeçar, Cena tregon se për shkak të marrjes me këtë sport ai nuk ka qenë kurrë në jetën e tij, i sëmurë, e madje as nuk ka përdorur kurrë medikamente mjekësore.
Në një intervistë për KP, Cena tregon se si sportin e xhudos tashmë e ka futur edhe brenda institucionit të Policisë së Kosovës, aty kur tashmë e ka krijuar një klub.
Ai vlerëson lart punën e trajnerit Driton Kuka pa kontributin e të cilit Cena thotë se Kosova do ta ketë shumë vështirë në të ardhmen nëse Kuka vendos të mos jetë më aktiv si trajner.
Fjalë të zgjedhura e me shumë lëvdata Cena ka edhe për medalisten olimpike Majlinda Kelmendin.
Talentin e madh të saj ai thotë se e vërejti që kur e pa në moshën 15-vjeçare
Cena i bën thirrje Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport ta rrisë vlerën e shpërblimeve për xhudistet që sjellin medalje nga garat evropiane dhe botërore. Ai ka thënë se derisa në Kosovë një medalje e artë olimpike shpërblehet me 100 mijë euro, në vendet tjera ky shpërblim shkon deri në një milion euro.


