KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli i Sigurimit nuk e miraton propozimin e Rusisë për seancë të jashtëzakonshme për Kosovën
Lajme

Këshilli i Sigurimit nuk e miraton propozimin e Rusisë për seancë të jashtëzakonshme për Kosovën

Kosova News
Kosova News 21:36 -25/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ka miratuar kërkesën e delegacionit të Rusisë për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në lidhje me 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Në një votim procedural vetëm tre anëtarë votuan pro, e 12 tjerë abstenuan në votimin procedural.

Përfaqësuesit e Francës dhe SHBA-së insistuan se Rusia nuk është konsultuar fare me anëtarët e Këshillit të Sigurimit për këtë seancë. E përfaqësuesi i Rusisë ka insistuar se ajo kishte figuruar në agjendën dhe ishte publikuar në kalendar nga Presidenca Japoneze e OKB-së.

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, Robert Wood, tha se vota e SHBA-së ishte abstenim për shkak të qasjes së Rusisë.

“Është fatkeqe që Federata Ruse ia humbi kohën këtij Këshilli. Kjo ka të bëjë me çasjen e Federatës Ruse se është ose sipas rrugës sime ose fare. Këshilli nuk funksionon kështu. SHBA-ja nuk ka asgjë për të fshehur për sa i përket mbështetjes së saj për operacionet e NATO-s të vitit 1999, veprimet ishin të domosdoshme, legjitime, për ta ndaluar spastrimin etnik në Kosovë. SHBA-ja votoi kësaj radhe për të abstenuar shkaku i çasjes së Rusisë. Por, mbështesim takim në formatin e duhur, që adreson çështjen e atij viti. S’mund të mbështesim seancë që në mënyrë flagrante instrumentalizon ngjarjet e një shekulli më parë. Fakti që Rusia shpreh kundërshtimin për pjesëmarrjen e Kosovës këtu sot, tregon për qëllimet e saj. Takimi që kërkoi Rusia nuk ka të bëjë me Këshillin, janë përpjekje të Kremlinit për të minuar stabilitetin në Ballkan e për të shfrytëzuar Këshillin për propagandë të saj”, tha Wood.

Këshilli i Sigurimit flet për 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s

Në përvjetorin e bombardimeve të NATO-së në Kosovë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme e thirrur për sot nga Rusia.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e thirrur për sot nga Rusia, është tendencë të ngrejë një paralele absurde dhe të papranueshme mes ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e cila ndaloi fushatën gjenocidale të Serbisë, dhe luftës së saj agresive për aneksimin e territorit të Ukrainës.

“25 vite me parë në Krushë të Madhe të Rahovecit dhe fshatrat përreth, Serbia kreu një masakër të tmerrshme ndaj popullatës civile të kësaj zone, duke vrarë 241 shqiptarë civilë. Këtë krim gjenocidal Serbia e bëri një ditë pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

Sipas saj, martirët e Krushës së Madhe, Krushës së Vogël dhe masakrave të tjera të shtetit gjenocidal serb në Kosovë, sakrifica e papërshkrueshme e të gjithë qytetarëve të Kosovës janë themel i lirisë dhe shtetësisë sonë.

“Asnjëherë nuk do rreshtim së kujtuari dhe nderuari të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Sakrifica e tyre është detyrimi ynë sublim për të ndërtuar dhe forcuar Republikën e Kosovës si shtet të qytetarëve të saj”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%

Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Kosova News 25/03/2024 25/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”
15:22 -15/06/2026
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht
15:01 -15/06/2026
Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati
14:46 -15/06/2026
Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren
14:23 -15/06/2026
Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi
13:48 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?