Policia ka njoftuar se një person nga Suhareka është larguar nga shtëpia dhe nuk po dihet për fatin e tij.
I njëjti thuhet se kishte pasur probleme shëndetësore, respektivisht vuante nga skleroza.
“Suharekë 27.07.2023 -15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar, se viktima mashkull kosovar , i cili vuan nga skleroza është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë Kosovës.


