KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Norvegjia rrit nivelin e alarmit pas sulmit vdekjeprurës terrorist
Botë

​Norvegjia rrit nivelin e alarmit pas sulmit vdekjeprurës terrorist

Kosova News
Kosova News 09:25 -26/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shërbimi norvegjez i sigurisë ngriti nivelin më të lartë të alarmit të terrorit të vendit, disa orë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate LGBTQ në qendër të Oslos, në prag të Paradës së Krenarisë të qytetit, e cila u anulua.

”Rreziku i një kërcënimi terrorist është jashtëzakonisht i lartë”, tha kreu i shërbimit të sigurisë PST, Roger Berg.

Berg tha se ngjarja, që shkaktoi dy të vdekur dhe plagosjen e të paktën 21 persona të tjerë, u konsiderua një sulm terrorist i motivuar nga islamistët.

Niveli i alarmit terrorist të Norvegjisë tani është pesë.

Më parë ishin tre.

Personi i armatosur qëlloi brenda dhe rreth ”London pub”, një bar dhe klub nate që e cilëson veten si “selia e homoseksualëve” të Oslos që nga viti 1979.

Dëshmitarët thanë se panë një burrë me një çantë që mbërriti në vendngjarje, mori një armë dhe filloi të qëllonte.

Nga 21 personat e plagosur, policia tha se 10 ishin në gjendje të rëndë.

Një burrë që vdiq ishte rreth të 50-tave, tjetri në të 60-at.

Inspektori i policisë, Tore Soldal tha se sulmuesi ishte një shtetas norvegjez me origjinë iraniane. Ata gjetën një pistoletë dhe një pushkë automatike gjatë kontrollit në banesën e tij. /DPA/

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla dënon nderimet për Mlladiqin: Kjo është tallje me Evropën

Ministria e Drejtësisë nis hartimin e strategjisë së re kundër dhunës

Kamberi: “Bota serbe” po materializohet në sytë e BE-së dhe mbarë botës

Reagon BE-ja për funeralin e Mlladiqit: Pamjet nga Beogradi janë tronditëse!

Moti sot me diell

TAGGED: alarmi, ngjarja, sULMI
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?