KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Noizy shpreh dëshirë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision
Tjera

Noizy shpreh dëshirë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision

Kosova News
Kosova News 15:04 -15/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Noizy nuk e ka shumë të qartë procesin se si shkohet në Eurovision, i ftuar në emisionin “ABC e pasdites”, ai tha se do të kishte shumë dëshirë të përfaqësonte Shqipërinë në festivalin europian të këngës.

“Do të kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin tim. Kam shumë fansa të fuqishëm që do të më mbështesnin dhe nuk do e lija Shqipërinë në baltë dhe as nuk do t’i zhgënjeja shqiptarët. Kështu që pse jo,” tha reperi.

Reperi po ashtu shtoi  se “nuk e di si shkohet aty, si funksionon për të hyrë”  – konkurrohet te “Festivali i Këngës” në RTSH për ju që ashtu si Noizy nuk keni informacion për procesin e përzgjedhjes. “Nëse dikush e sheh këtë video, producentët që merrem me këtë punë, ta shohin me interesim këtë gjë sepse do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart.”

“Nuk më intereson që të fitoj, por të jem atje dhe garantoj se fakti që do të jem atje do të bëhet diçka e madhe dhe kënga do të bëhet shumë e madhe,” përfundoi ai.

Një këngë hip-hop do shënonte herën e parë që Shqipëria do të përfaqësohej me këtë zhanër muzikor. Duke marrë në konsideratë suksesin që kanë pasur kohët e fundit disa këngë që përmbajnë pjesë rap – si “Soldi” nga Mahmood, “Brividi” nga Mahmood dhe Blanco apo kënga fituese e edicionit të fundit “Stefania” e Kalush Orchestra – nuk do të ishte çudi që një këngë rap të mirëpritej nga audienca europiane.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Kosova News 15/07/2022 15/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?