KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 29 shtete amerikane akuzojnë Meta-n se ka krijuar varësi te fëmijët
Teknologji

29 shtete amerikane akuzojnë Meta-n se ka krijuar varësi te fëmijët

Kosova News
Kosova News 08:58 -02/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Meta Platforms kompania që kontrollon rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, po përballet me një proces gjyqësor të paprecedentë të ngritur nga një koalicion dypartiak i 29 shteteve amerikane.

Kompania akuzohet se ka projektuar qëllimisht platformat e saj për të krijuar varësi te fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas shteteve paditëse, Meta ka vendosur fitimin mbi shëndetin mendor të përdoruesve të rinj, duke shfrytëzuar dobësitë psikologjike të të miturve dhe duke kontribuar në rritjen e ankthit, depresionit dhe, në raste ekstreme, mendimeve vetëvrasëse.
Gjatë deklaratave hapëse të procesit,

zëvendësprokurorja e përgjithshme e Kalifornisë, Megan O’Neill, e përmblodhi modelin e biznesit të kompanisë me katër fjalë: “hook” (të tërheqë), “hold” (të mbajë), “harvest” (të mbledhë të dhëna) dhe “hide” (të fshehë të vërtetën).

Padia, e udhëhequr nga Kalifornia, Kolorado, Kentaki dhe Nju Xhersi, përfshin edhe akuza për shkelje të ligjeve federale për privatësinë. Meta dyshohet se ka mbledhur dhe përdorur në mënyrë të papërshtatshme të dhënat personale të fëmijëve nën 13 vjeç, pa pëlqimin e prindërve.

Prokurori i përgjithshëm i Kentakit, Russell Coleman, e ka krahasuar betejën ligjore me proceset e viteve ’90 kundër kompanive të duhanit dhe më vonë kundër prodhuesve të opioideve

“E bëmë atëherë, do ta bëjmë përsëri me Meta-n”, tha Coleman

Në qendër të procesit është edhe pasoja e mundshme financiare për kompaninë. Shtetet paditëse kërkojnë gjoba civile që mund të arrijnë deri në 200 miliardë dollarë, një shumë e barabartë me rreth tre vite fitime neto të Meta-s.

Në disa dokumente të depozituara në gjykatë, Meta ka argumentuar se gjobat teorike mund të arrinin deri në 1.400 miliardë dollarë.

Megjithatë, gjyqtarja Yvonne Gonzalez Rogers e ka cilësuar këtë vlerësim si “të paarsyeshëm”.
Procesi pritet të ketë pasoja të rëndësishme për mënyrën se si platformat e mëdha të mediave sociale hartojnë produktet e tyre dhe trajtojnë përdoruesit e mitur. 

Gjithashtu lexoni:

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Google hedh themelet për një qendër të inteligjencës artificiale në Indi, investim 15 miliardë dollarë

Revolucioni i 2026-ës: Samsung prezanton syzet që “shohin dhe kuptojnë” botën si njeriu

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?