Çmimi Nobel për paqe i është dhënë aktivistes së burgosur Narges Mohammadi për luftën kundër shtypjes së grave në Iran.
“Ajo lufton për gratë, kundër diskriminimit dhe shtypjes sistematike”, tha Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit Norvegjez të Nobelit që shpalli çmimin në Oslo.
Autoritetet arrestuan Mohammadin në nëntor pasi ajo mori pjesë në një memorial për një viktimë të protestave të dhunshme të vitit 2019. Mohammadi ka një histori të gjatë burgimi, dënime të ashpra dhe thirrje ndërkombëtare për rishikim të çështjes së saj.
Para se të burgosej, Mohammadi ishte nënkryetare e Qendrës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut në Iran, qendër kjo e ndaluar nga autoritetet.
Çmimet Nobel mbartin një çmim në të holla rreth 1 milion dollarë.