KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Njofton zv.ministri Berisha: Vitia nënshkroi Udhëzimin Administrativ për specializimet, lehtësira të reja për profesionistët shëndetësorë
Shëndetësi

Njofton zv.ministri Berisha: Vitia nënshkroi Udhëzimin Administrativ për specializimet, lehtësira të reja për profesionistët shëndetësorë

Kosova News
Kosova News 15:12 -20/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka bërë të ditur se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për shkollimin specialistik, duke sjellë tri politika të reja që synojnë mbështetjen e profesionistëve shëndetësorë dhe forcimin e sistemit shëndetësor në vend.

Sipas Berishës, një nga ndryshimet kryesore lidhet me uljen e tarifës për specializim për qytetarët nga të gjitha viset shqiptare. Ai tha se kandidatët që deri më tani paguanin 3000 euro në vit, tashmë do të paguajnë vetëm 500 euro, njëjtë si qytetarët e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ai njoftoi se për herë të parë specializanteve që janë në pushim të lehonisë do t’u vazhdohet pagesa pas rikthimit në specializim, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt mbështetjes së grave në profesion dhe avancimit të barazisë.

Një tjetër ndryshim, sipas Berishës, ka të bëjë me përvojën njëvjeçare të punës, e cila tashmë do të shërbejë vetëm si kriter poentues dhe jo si kusht obligativ, duke krijuar më shumë mundësi për kandidatët e rinj.

Në fund, zëvendësministri u ka uruar suksese të gjithë kandidatëve që do të nisin rrugëtimin specialistik, ndërsa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të hapet edhe konkursi i ri për specializime.

Postimi i Plotë:

Sot, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia nënshkroi Udhëzimin Administrativ për shkollimin specialistik, duke sjellë tri politika të reja në mbështetje të profesionistëve shëndetësorë dhe forcimit të sistemit shëndetësor në vend.

👉🏻 Qytetarët nga të gjitha viset shqiptare, të cilët deri më tani paguanin 3000€ në vit për specializim, tashmë do të paguajnë vetëm 500€, njëjtë si qytetarët e Republikës së Kosovës.

✅ Për herë të parë, specializanteve në pushim të lehonisë do t’u vazhdohet pagesa pas rikthimit në specializim — një hap i rëndësishëm drejt barazisë dhe mbështetjes së grave në profesion.

📌 Po ashtu, përvoja 1-vjeçare e punës tani do të jetë vetëm kriter poentues, duke krijuar më shumë mundësi për kandidatët e rinj.

🫶🏻 Suksese të gjithë kandidatëve që nisin rrugëtimin e tyre specialistik!

Shumë shpejt konkursi i ri…..

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 20/05/2026 20/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?