Në mungesë të të akuzuarit Syl Balaj, të hënën ka dështuar gjykimi gjykimi ndaj tij dhe ish-deputetit të LDK-së, Shkumbin Gashit, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të votave në zgjedhjet e 2021-ës.
Lidhur me mungesën e të akuzuarit Balaj gjykatës i këtij rasti Musa Konxheli tha se i njëjti ka pësuar aksident trafiku dhe gjendet në trajtim shëndetësorë, andaj nuk ka mundur të prezantoj në gjykim.
“Për shkak se i akuzuari Balaj ka pësuar aksident trafiku gjykimi për sot shtyhet”, tha gjykatësit Konxheli, raporton Betimi për Drejtësi.
Në këtë rast i akuzuar është edhe Kushtrim Gjevukaj mirëpo në seancë e kaluar rasti ndaj tij është veçuar.
Ndryshe, më 8 gusht 2023 i akuzuari Shpetim Shala kishte arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me ç’rast ishte dënuar me 11 muaj burgim me kusht.
Ndërsa, më 31 janar, ishte aprovuar marrëveshja për pranim fajësie, ku i akuzuari Milot Balakaj ishte dënuar me 20 muaj burgim me kusht.
Ish-kandidati i LDK-së për deputet, Shkumbin Gashi, Kastriot Blakaj, Dardan Blakaj, Tahir Shala, dhe Sylë. Balaj, në seancën e 17 marsit 2023, ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën për keqpërdorim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
I akuzuari Dardan Blakaj, në seancën e 24 prillit 2023 pas aprovimit të marrëveshjes për pranim të fajësisë, ishte dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 11 muaj burgim me kusht, për akuzën për keqpërdorim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Ndërsa, në seancën e 29 majit 2023 pas aprovimit të marrëveshjes për pranim të fajësisë nga ana e gjykatës, Tahir Shala ishte dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 20 muaj burgim me kusht, për keqpërdorim të votave.
Kurse, në seancën e 29 majit 2023 pas aprovimit të marrëveshjes për pranim të fajësisë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i akuzuari Kastriot Blakaj është dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 24 muaj burgim me kusht.
Aktakuza ndaj Shkumbin Gashit, Kastriot Blakaj, Shpëtim Shala, Tahir Shala, Milot Blakai, Dardan Blakaj dhe Sylë Balaj he Kushtrim Gjevukaj ishte ngritur me 29 dhjetor 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Në aktakuzë thuhet se Gashi si kandidati i LDK-së për deputet në bashkryerje me Kastriot, Dardan dhe Milot Blajak, Shalën dhe Balajn kishin votuar në emër të shtetasve të Kosovës që jetonin në Austri, prandaj me këto veprime kishin Për të kryer veprën penale: “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit” dhe “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.
Kurse i akuzuari tjetër Gjevukaj pasi që i kishte shkaktuar frikën Agim Abdylit ngarkohet për veprën penale: “Kanosje”.


