KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Njerëz të mirë që nuk mburren – Një donator anonim e pajis me aparat të hemodializës Klinikën e Pediatrisë
Shëndetësi

Njerëz të mirë që nuk mburren – Një donator anonim e pajis me aparat të hemodializës Klinikën e Pediatrisë

Kosova News
Kosova News 10:02 -25/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka ende njerëz të mirë që kontributet e tyre nuk dëshirojnë t’i bëjnë publike e të mburren. Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundi. Bëhet fjalë për një donator anonim, i cili e ka pajisur Kilinikën e Pediatrisë me një aparat për hemodializë, ka njoftuar drejtoresha e Klinikës, Violeta Grajçevci – Uka.

Ajo ka treguar se aparati ishte i domosdoshëm në këtë Klinikë. Ndërsa pos aparatit për hemodializë kanë pranuar edhe komorën për përgatitjen e kemoterapisë.

“Klinika e Pediatrisë ka fituar dy pajisje. E para është aparati për hemodializë, që ndihmon fëmijët të dializohen, ata fëmijë që kanë probleme me veshja. Ka qenë domosdoshmëri. Reparti i kujdesit intensiv pediatrik nuk e ka pasur këtë pajisje deri më tash. E ka pasur Pediatria shërbimin e hemodializës, por ky shërbim ka qenë në klinikën e vjetër. Me zgjerimin e hapësirave të reja, ka pasur mungesë, sidomos për ata që qëndrojnë në mjekim intensiv. Mënyra e transportit ishte e vështirë për fëmijët prej Klinikës së re në atë të vjetër për t’iu bërë dializa. Ishte domosdoshmëri ky aparat. E kemi fituar prej një donatori, që ka dashur të mbetet anonim. E falënderojmë shumë këtë donator për ndihmën”, ka thënë në KTV,  Grajçevci-Uka.

Ajo ka thënë se momentalisht një fëmijë është duke marrë shërbime në këtë aparat.

- Reklamë -

Sa i përket aparatit të komorës, ka thënë se ishte domosdoshmëri, pasi nëse kemoterapia nuk përgatitet në kushte adekuate mund të paraqesë rrezik për personelin që e përgatitë por edhe për ambientin. Grajçevc-Uka ka shtuar se vlera e dy aparateve mund të jetë afërsisht 50 mijë euro.

Drejtoresha e Klinikës ka thënë se shpreson që në të ardhmen të shtohen edhe pajisje tjera, në mënyrë që fëmijët që kanë nevojë për trajtime të veçanta t’i marrin ato në Kosovë e jo të dalin jashtë vendit.

“Shumica e pajisjeve ekzistojnë. Normalisht ka nevojë edhe për pajisje tjera, kërkesat janë bërë, në mënyrë që të zgjerohen shërbimet pediatrike, e të mos trajtohen pacientët jashtë vendit. Për të bërë këtë duhet të sigurojmë aparaturat. Shumica e aparaturave ekzistojnë, por ka edhe disa prej tyre që duhet për të zgjeruar shrëbimet e duhet siguruar ato nga SHSKUK-ja. Kërkesa është bërë”, tha Grajçevci-Uka.

Ajo ka folur edhe për nevojën për të shtuar stafin në Klinikën Pediatrike.

“Normalisht ka mungesë të stafit. Kemi bërë planifikim për staf dhe pajisje. Sidomos për infermierë e mjekë ka nevojë, por edhe për punonjës tjerë. Kërkesat janë bërë. Edhepse me këto kapacitete që kemi po e mbulojmë çdo gjë, prapë na duhet më tepër staf”, tha drejtoresha.

Sa i përket probleme me reduktim të rrymës, ajo ka thënë se nuk ka ndonjë pengesë të madhe, pasi paralajmërohen, por edhe kanë gjeneratorët në gatishmëri.

Gjithashtu lexoni:

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje

Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe në Serbi: Pashë përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

Kosova News 25/08/2022 25/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?