Zjarri që kishte përfshirë një supermarket në Klinë mëngjesin e së shtunës, është arritur të shuhet.
Njësitë kompetente, hetuesit e krimeve të rënda e eksperti i zjarrit, janë në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet që çuan në djegien e objektit të ETC-së.
Nuk raportohet për të lënduar, por një zjarrfikës për shkak të tymit ka kërkuar ndihmë mjekësore në një QMF të Klinës, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ka qenë shumë rrezik sepse pompa është shumë afër por falë zjarrfikësve, edhe të Deçanit e Gjakovës, është arritë që zjarri të lokalizohet. Automjetet që kanë qenë aty afër aty janë larguar. Dëmet janë të mëdha”, ka thënë ai.



