Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe nostalgji në Bazel, ku Taulant Xhaka i dha fund karrierës së tij si futbollist aktiv pas plot 407 paraqitjesh me fanellën e kuqebluve.
Në sfidën e fundit të tij, Baseli triumfoi bindshëm 4-0 ndaj Luzernit, por rezultati kaloi në plan të dytë përballë ndjesive që solli lamtumira e një ikone.
Para fillimit të ndeshjes, 34-vjeçari u përshëndet nga tifozët, bashkëlojtarët dhe drejtuesit e klubit. “Kanë qenë vite të jashtëzakonshme. Sot jap gjithçka për herë të fundit si lojtar i Baselit,” u shpreh Xhaka i përlotur.
Në minutën e 34-të, në nderim të numrit të fanellës së tij, ai u zëvendësua për herë të fundit, mes duartrokitjeve dhe një koreografie mbresëlënëse nga tribuna, që përshkruante rrugëtimin e tij me klubin.
Fitorja e Baselit u hap me golin e Albian Ajetit – që zyrtarisht ka rinovuar kontratën deri në vitin 2028. Më pas festës iu bashkuan edhe Philipp Otele, Anton Kade (me asistim nga Xherdan Shaqiri) dhe Benie Traore.
Granit Xhaka has announced his intention to play again for FC Basel one day. At his brother's farewell at St. Jakob-Park today:
— Craig King – 𝗙𝗼𝗼𝘁𝗯𝗮𝗹𝗹𝗦𝘄𝗶𝘀𝘀EN (@FootballSwissEN) May 24, 2025
"One Xhaka leaves, another will come back." 🔥 pic.twitter.com/UZhWe9M5bO
Xhaka largohet si një nga figurat më të suksesshme të klubit – me shtatë tituj kampioni dhe katër Kupa të Zvicrës në vitrinën personale, ndërsa më 2 qershor do të kërkojë edhe të pestën, në finalen ndaj Bielit.
Në tribunë ishte edhe vëllai i tij, Granit Xhaka. Mes emocioneve, ai la të hapur mundësinë për t’u bashkuar me klubin që e rriti vëllain e tij të madh.
“Njëri Xhakë po largohet, por një tjetër do të vijë shpejt këtu!”, ka thënë Graniti me një buzëqeshje domethënëse.
Një fund i denjë për një karrierë të ndërtuar me përkushtim, dhe ndoshta, një fillim i ri për një tjetër kapitull në historinë e familjes Xhaka me Baselin.