KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Unifikimi i çmimeve të barnave do të sillte ulje për mbi 2900 produkte
Shëndetësi

Unifikimi i çmimeve të barnave do të sillte ulje për mbi 2900 produkte

Kosova News
Kosova News 22:46 -24/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendimi për unifikimin e çmimeve të barnave, që hyri në fuqi më 1 shkurt të këtij viti, synon unifikimin e çmimeve në të gjitha barnatoret, duke ulur koston për qytetarët.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky vendim do të sillte ulje të ndjeshme të çmimeve për mbi 2900 produkte medicionale, në disa raste 5-10 fish. Ky ligj parashihet të jetë funksional nga fundi i vitit, ndërkohë që janë depoistët që bëjnë thirrje për jetësim sa më të shpejtë.

Lista e Çmimeve të Barnave me detyrim të zbatimit në tregun vendor, nga data 1 shkurt i këtij viti, edhe më tej mbeten sfida të farmacistëve dhe distributorëve farmaceutik, raporton RTK.

Farmacistët vënë në pah se kanë humbje ekonomike, për shkak të stokut ekzistues të blerë me çmime të larta. Mospajtimet mbesin në pikën 6 të paragrafit 11,që i obligon vendosjen e çmimit në banderolë.

Ndërkohë sipas shoqatës së distributorëve të produkteve farmaceutik edhe medicinale, marzha e fitimit prej 7.5 për qind, e përcaktuar nga vendimi është më e ulët se shpenzimet e tyre operative, të cilat varirojnë nga 12 deri në 20 për qind .

Pavarësisht, pakënaqësisë dhe ankesave, Ministria e Shëndetësisë ka paraparë që nga fundi i vitit ligji të jetë funksional.

Moszbatimi i çmimores së barnave, ka ngecur në zbatim për shkak të humbjeve financiare nga stoku i barnave me çmime të vjetra, marzhave të pamjaftueshme të fitimit, mungesës së mbikëqyrjes efektive shtetërore, rezistencës së sektorit privat, dhe mungesës së qartësisë dhe përgatitjes në terren.

Kjo ka krijuar një hendek mes vendimit formal dhe realitetit në farmacitë e vendit, duke e lënë qytetarin ende pa përfitimin e plotë të uljes së çmimeve.

Gjithashtu lexoni:

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!

Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

Mbi 600 të burgosur ushtrojnë të drejtën për të votuar

Kosova News 24/05/2025 24/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat
08:16 -08/06/2026
LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?