KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një vit nga lehtësimi i masës së sigurisë ndaj Serbisë, Gjermania hap tenderin për dy skanerë që do t’i dhurohen Kosovës
Lajme

Një vit nga lehtësimi i masës së sigurisë ndaj Serbisë, Gjermania hap tenderin për dy skanerë që do t’i dhurohen Kosovës

Kosova News
Kosova News 21:47 -26/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në prag të samitit të radhës të Procesit të Berlinit si dhe një vjetorit të lehtësimit të masës së sigurisë nga Kosova ndaj mallrave nga Serbia, organizata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ ka hapur tenderin për blerjen e dy skanerëve me rreze X për Kosovën. Procesi i pajisjes dhe i vënies në funksion të skanerëve, në kuadër të tenderit në vlerë 6 milionë euro, parashihet të marrë 12 muaj. Ndërkohë, muajin e kaluar Dogana anuloi tenderin e saj për blerjen e një skaneri.

Pak ditë pa u bërë një vit i plotë prej kur Qeveria lehtësoi masat e sigurisë në raport me mallrat nga Serbia, në pikën kufitare në Merdare, organizata gjermane GIZ ka hapur tenderin për blerjen e dy skanerëve të mëdhenj për Kosovën.

Ofertimi për tenderin e parashikuar me vlerë maksimale deri në 6 milionë euro, do të mbyllet më 6 Tetor, një ditë para përvjetorit të lehtësimit të masave.

Derisa samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet më 22 Tetor në Londër, afati për nënshkrimin e kontratës me fituesin është përcaktuar deri më 28 Nëntor.

Por, procesi i blerjes dhe funksionalizimit të dy skanerëve të mëdhenj me rreze X, që do të vendosen në pika kufitare të Kosovës me Serbinë, parashihet të zgjasë 12 muaj – që nënkupton se do të vihen në shërbim tek në muajt e fundit të 2026-tës.

Në kuadër të tenderit, GIZ do të financojë edhe trajnimin për tridhjetë operues me skanerë si dhe gjashtë administratorë ose menaxherë.

Në një tjetër zhvillim, në fund të Gushtit, përkundër pesë ofertave Dogana e Kosovës anuloi procesin e prokurimit në vlerë të parashikuar 2.1 milionë euro për blerjen e një skaneri mobil me rreze X, për siç thuhet “arsye buxhetore” dhe duke vlerësuar se “asnjëri prej tenderëve të pranuar nuk është i përgjegjshëm”.

Në Qershor 2023, pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë në Leposaviq nga Serbia, Kosova kishte vendosur masa të shtuara sigurie ndaj shtetit fqinj.

Me qëllim të zhbllokimit të marrëveshjes për tregti të lirë – CEFTA dhe në prag të samitit të kaluar të Berlinit, në Tetor 2024 Kosova kishte vendosur të lehtësojë masat e sigurisë në pikën kufitare në Merdare.

Ky veprim ishte ndërmarrë krahas premtimit të partnerëve ndërkombëtarë se do ndihmojnë Kosovën në pajisjen me skanerë me rreze X.

Masat e sigurisë vijojnë të jenë në fuqi në pesë pikat tjerat kufitare me Serbinë./Tv Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Kosova News 26/09/2025 26/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?