Gati 200,000 njerëz marshuan në Budapest, një pjesëmarrje e paprecedentë për marshimin hungarez të Paradës së Krenarisë pavarësisht ndalimit të vendosur nga kryeministri nacionalist Viktor Orbán. Shifra është bërë e ditur nga organizatorët e paradës, sipas të cilëve numri mund të jetë edhe më i madh.
“Ne vlerësojmë se numri i njerëzve të pranishëm është midis 180,000 dhe 200,000. Është e vështirë të vlerësohet numri i saktë sepse nuk ka pasur kurrë kaq shumë njerëz në Budapest Pride”, tha kryetarja e eventit Viktoria Radvanyi për AFP.
Kryebashkiaku i Budapestit, i Partisë së Gjelbër, Gergely Karacsony, gjithashtu vlerësoi pjesëmarrjen rekord.
“Faleminderit, Viktor Orbán, për promovimin e një shoqërie më tolerante”, shkroi ai me ironi në Facebook.
Ndërkohë mijëra njerëz nga e gjithë Europa morën pjesë në paradë , mes të cilëve edhe presidentja e grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Iratxe García Perez.
“Sot është një ditë e rëndësishme, ne jemi këtu jo vetëm për të marshuar në mbështetje të komunitetit LGBTQIA+, por edhe për të mbështetur dinjitetin e hungarezëve. Orban sulmon shoqërinë civile, sundimin e ligjit, mospajtimin. Ai gjithashtu sulmon forcat pro-evropiane që do të qëndrojnë gjithmonë pranë popullit hungarez. Nga këtu u dërgoj një mesazh institucioneve evropiane: duhet të ngremë zërin, të jemi më aktivë”, tha Iratxe García Perez, duke hapur konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar me rastin e Budapestit të Krenarisë, në selinë e Parlamentit Evropian në kryeqytetin hungarez, së bashku me presidenten e grupit liberal Renew Europe, Valérie Hayer, bashkëpresidenten e të Gjelbërve, Terry Reintke dhe bashkëpresidenten e të Majtës, Manon Aubry.
Parada u zhvillua në një atmosferë festive me flamuj ylberi dhe pankarta që tallnin kryeministrin Viktor Orban, i cili e ka ndaluar me ligj demonstratën e krenarisë LGBTQ+.
Kundër paradës së së Krenarisë protestuan edhe aktivistët e ekstremit të djathtë në të njëjtin shesh përpara bashkisë së Budapestit ku u mblodhën pjesëmarrësit e Paradës së Krenarisë.
Ekstremistët bllokuan Urën Szabadsag me makinat e tyre, një ndalesë në itinerarin e planifikuar të Paradës së Krenarisë