Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, shtetas i Serbisë, pasi tentoi ta kalonte kufirin në Jarinjë duke i ofruar një shumë parash zyrtarit policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që, i njëjti gjatë kontrollimit të dokumenteve, i ka ofruar zyrtarit policor një shume parash në këmbim që të lejohet ta kalojë kufirin përkundër që rimorkios së kamionit i kishte skaduar libreza e qarkullimit”, ”, thuhet në raportin e Policisë.
Behet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.


