Një qytetar në Zubin Potok ka raportuar se disa persona të panjohur gjatë natës ia kanë djegur kamionin që ishte i parkuar afër shtëpisë së tij.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 02:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur gjatë natës i kishin djegur kamionin të cilin e kishte te parkuar në pronën afër shtëpisë së tij”, thuhet tutje.


