Policia e Kosovës njofton se një qytetar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, ku kanë vjedhur para, orë dorë dhe dyshohet edhe për një sasi ari.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën, rretho rës 16:00-22:40, në Prizren.
Bëhet e ditur se rasti është iniciiuar si “Vjedhje e rëndë” dhe i njëjti është në procedurë hetimore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë tij, duke demoluar gjësende kanë dëmtuar edhe dyert e objektit, si dhe i kanë vjedhur një shumë parash, një orë dore, e dyshohet edhe për një sasi ari”, thuhet në njoftim.


