KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një profesor dhe dy studentë sulmohen me thikë në Kanada
Botë

Një profesor dhe dy studentë sulmohen me thikë në Kanada

Kosova News
Kosova News 17:04 -29/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një profesor dhe dy studentë u goditën më thikë në një ligjëratë ku flitej për çështje gjinore në një universitet në qytetin Waterloo në Kanada. Policia lokale konfirmoi se sulmuesi është arrestuar.

Policia tha se të plagosurit kishin marrë plagë të cilat nuk paraqisnin rrezik për jetën e të lënduarave derisa motivet prapa sulmit ende janë të paqarta.

Sulmuesi u intervistua nga hetuesit.

“Nuk ka një kërcënim të mëtejmë për sigurinë publike as në kampus e as jashtë tij”, tha policia në qytetin Waterloo.

Nick Manning, zyrtarë për komunikim në Universitetin e Waterloo-s, e identifikoi të dyshuarin si një anëtar të “komunitetit universitar”, por nuk pranoi të konfirmojë se individi është student. Ai tha se dy studentë dhe një profesor janë therur me thikë.

Ligjërata në të cilën ndodhi sulmi fliste për ndërtimin e gjinisë në historinë e filozofisë nëpërmjet diskutimeve bashkëkohore.

“I gjithë komuniteti ynë është vërtet i shqetësuar që kjo ndodhi këtu. Është një tronditje e madhe”, u tha Manning gazetarëve.

Yusuf Kaymak, një student në Universitetin e Waterloo, tha për ‘CTV News’ se ai ishte në klasë, transmeton REL.

“Djali [sulmuesi] hyri dhe e pyeti ligjëruesin nëse ai ishte profesor, ai tha ‘po’, më pas nxori një thikë dhe pas kësaj, të gjithë dolën jashtë”, tha Kaymak.

Kaymak tha se rreth 40 studentë ishin në klasë në momentin e sulmit.

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 29/06/2023 29/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?