Është therrur me thikë një person në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marrura i njejti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Ndërsa, sipas Policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Prishtinë 23.07.2023 – 04:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të rrethanave ende të panjohura dyshohet se e kishte therrur me thikë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.


