Policia e Kosovës ka njoftuar për një kanosje që ka ndodhur ditën e diel në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një person ka kanosur pronarin e një lokali, ku edhe ka shtënë me revole në murin e lokalit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë në lokalin e tij, pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjatë incidentit ka shtënë një herë me revole duke e qëlluar murin e lokalit dhe më pas është larguar në drejtim pa njohur”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se rasti në fjalë po hetohet.


