Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në pyll.
Në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën, në Lubozhdë të Istogut.
“Lubozhdë-Istog, 28.10.2023-13:00-19:30. Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njofim.


