Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij të shtunën në Zveçan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


