Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ia ka bllokuar hyrjen një kompanie, në emër të “një borxhi”. I dyshuari ka pretenduar se kompania duhet t’ia paguajë një shumë të caktuar të parave.
Dyshohet se ai kishte vepruar ngjashëm edhe dy herë tjera. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 11.05.2023 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke i bllokuar hyrjen një kompanie në emër të një borxhi, që i dyshuari pretendon se kompania duhet t’ia paguaj. I njëjti, dyshohet se kështu ka vepruar edhe dy herë të tjera. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.


