Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar të mërkurën rezultatin zgjedhor nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Nëntë anëtarët e KQZ-së votuan për certifikimin të rezultateve të zgjedhjeve.
Rezultatet kanë mbetur të njëjta si nga shpallja e tyre, bëri të ditur kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 ulëse, e Aleanca me 7.


