Departamenti për Krime të Rënda, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake Armend Lokaj, në çështjen penale kundër të pandehurit Liridon Kuqi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 267 par.1 të KPRK-së, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e paraburgimit.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore më 07.04.2026, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të pandehurit L.K. i caktohet paraburgimi për kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 05.04.2026, ora 17:04, dhe do të zgjasë deri më 05.05.2026, ora 17:04.
Paraburgimi është caktuar në bazë të nenit 184 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.
Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.


