Ekipet e kontrollit të KEDS-it kanë zbuluar një rast të vjedhjes së energjisë elektrike në Kastriot, ku një mobilieri kishte lidhur dy njehsorë elektrikë ilegalë.
Ky konsumator kishte shpenzuar rrymë pa e regjistruar fare, duke shkaktuar një dëm prej 8,917.91 euro, shumë të cilën tashmë duhet t’ia kthejë KEDS-it në kuadër të rikthimit të humbjeve.
KEDS-i ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj të gjithë keqpërdoruesve, duke theksuar se vjedhja e energjisë është vepër penale, me pasoja financiare dhe ligjore. Ekipet e kompanisë janë çdo ditë në terren për të identifikuar dhe ndëshkuar raste të tilla.