Një këmbësore është aksidentuar të mërkurën në rrugën “Bill Kllinton” në Prishtinë.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka theksuar në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa, me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.


