Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një rast me fatalitet si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar se janë regjistruar edhe 21 raste të reja pozitive nga testimi i 140 mostrave.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shëruar 88 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 589.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka të vaksinuar me vaksinën anti-COVID.