Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore në Graqanicë, ndërsa për këtë vepër akuzohet një mashkull një burrë kosovar
I dyshuari, një mashkull kosovar, akuzohet për sulm fizik ndaj një viktime femër kosovare
Ndërsa, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për këtë vepër penale. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi rreth orës 03:30 të mëngjesit të datës 02 Janar 2024.
“Graqanicë 02.01.2024-03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”.
Polici ka thënë se viktima është dërgua për të marrë tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


