Një grua nga Mitrovica e Jugut ka raportuar në Polici të Kosovës se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe kunati i saj.
Policia ka njoftuar të enjten se viktima rastin e ka paraqitur më 13 shtator.
Njoftohet se nuk është raportuar për lëndime.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar.


