Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se është zhdukur nusja e djalit të saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori” në Fushë-Kosovë, ndërsa viktima raportohet e zhdukur nga 16 shkurti.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nusja e djalit viktima ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë per vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.


