Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në mëngjesin e së martës në Gurrakoc të Istogut.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se viktima është një 62-vjeçare, e cila dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej 7-8 metrash.
“Një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj. Është njoftuar Policia fillimisht dhe Prokurori i Krimeve të Rënda. Me Urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai.