Një fëmijë të hënën është lënduar në një çerdhe në Lipjan, ndërsa lidhur me këtë Policia ka iniciuar rast dhe ka intervistuar edukatoren.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës i tha lajmi.net, se të hënën rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor.
“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokororit të shtetit”, ka deklaruar Ahmeti.
Ndërkaq mbetet shqetësuese kjo gjendje kjo pasi edhe javën e kaluar një rast i tillë u lajmërua në Pejë


