Një person me banim të përkohshëm jashtë shtetit, një javë më parë ka raportuar në Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur ia kanë vjedhur 30 mijë euro në shtëpinë e tij në Prizren.
Pas një punë të mirë hetimore hetuesitë Stacionit Policor Prizren kanë arritur që të identifikojnë të dyshimtën dhe t’i gjejnë 14.000 euro fillimisht.
Policët hetues kanë vazhduar hetimet në ditët në vazhdim dhe të premtën kanë arritur që t’i gjejnë edhe 9.400 euro.
Pas intervistimit të dyshimtës, me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt.


