KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog
Politikë

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog

Kosova News
Kosova News 16:29 -03/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ditë pas takimit në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, po akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog. Sipas tyre, pavarësisht takimeve në kuadër të dialogut progresi do të jetë i vogël për shkak të sabotimit të Serbisë të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Në anën tjetër, edhe njohësit e procesit të dialogut thonë se zbatimi i marrëveshjes do të jetë i vështirë gjatë këtij viti, kur dihet se Kosova është në vit zgjedhor kurse Bashkimi Evropian është në fazën e tranzicionit të zgjedhjes së strukturave të reja udhëheqëse.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, thotë se arsyeja që s’ka pasur sukses takimi i djeshëm i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me homologun e tij nga Serbia, Petar Petkoviq është për shkak se Serbia nuk po dëshiron të zbatojë marrëveshjen bazë në tërësi, por kërkon vetëm themelimin e Asociacionit.

Ai kërkon nga Bashkimi Evropian që të bindin Serbinë që ajo të zbatojë marrëveshjen e Brukselit mbi bazën e një sekuencimi të balancuar.

“Ajo çka kemi parë dje ka qenë se s’ka pasur ndonjë përparim drejt arritjes së sekuencimi të mundshëm të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Unë uroj që Serbia të bindet, ndërmjetësuesit evropian të bindin Serbinë me qëllim që ajo të zbatojë marrëveshjen e arritur. Të kemi sekuencim të marrëveshjes por edhe zbatim të ujdisë që nga neni i parë deri tek neni i fundit i saj”, deklaron ai.

Ndërkaq, ish diplomati, Blerim Canaj, thotë se me takimin e djeshëm në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel kanë rënë kushtet e kryeministrit Albin Kurti të paraqitura javën e kaluar.

Sipas tij, tashmë mund të ketë takime edhe të nivelit të lartë, mirëpo progresi do të jetë minimal për shkak se asnjëra palë nuk dëshiron të zbatojë marrëveshjen.

“Me takimin (e kryenegociatorëve) ato tri kushtet ranë poshtë dhe kjo nënkupton se do të ketë takime të radhës. Sa i përket pritjes nga takimet, posaçërisht këtë vit nuk e besoj. Pala serbe por as ajo kosovare nuk ka ndonjë interesim të stabilizimit të situatës, pasi kur prek sentimentin nacional atëherë ka ngritje në votë, kur dihet se ne jemi në një vit zgjedhor. Në anën tjetër palës serbe i konvenon status-qou, pasi paraqitja e Kosovës si çështje e sigurisë natyrisht se është ajo çka ka dashur gjithmonë Serbia por edhe Rusia. Ne jemi në një formë të futur në grackën e Vuçiq, pasi ai e ka arritur atë çka ka dashur deri tash”, tha Canaj.

Të mërkurën në Bruksel është zhvilluar takimi në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut. Pavarësisht takimeve të stërgjatura palët nuk patën pajtim për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Pas takimit, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi tha se është e nevojshme formalizmi i marrëveshjes përmes nënshkrimit të saj. Ai akuzoi se Serbinë se nuk dëshironte të fliste për sekuencimin e ujdisë së Brukselit dhe Ohrit, por insistonte vetëm në themelimin e Asociacionit.

Javën e kaluar u zhvilluan takime të ndara në nivel të lartë politik në Bruksel, mirëpo s’pati takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti paraqiti tri kushte, nënshkrimin e marrëveshjes bazë, tërheqjen e letrës së ish kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq drejtuar BE-së si dhe dorëzimin e Radoiçiq në Kosovë. Këto sipas kreut qeveritar janë garanci për mirëbesim në procesin e dialogut. /kp

Gjithashtu lexoni:

Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë

Vance: Nuk jemi në luftë me Iranin, por me programin e tij bërthamor

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Protestojnë nesër bizneset e vogla para Komunës së Prishtinës

Kosova News 03/07/2024 03/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
65%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
22:20 -22/06/2025
Trumpi: Iranit ia hoqëm bombën bërthamore nga duart
22:03 -22/06/2025
Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit
21:33 -22/06/2025
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë
21:11 -22/06/2025
Një 48-vjeçar humb jetën në Shalë të Drenasit
21:03 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?