Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar një burrë dhe një grua në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht shtetasen hungareze.
Në raport thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
“I dyshuari mashkull kosovar së bashku me të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase hungareze. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


