KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një 48 vjeçar arrestohet në Mal të Zi, dyshohet se kreu krime lufte në Kosovë
Rajon

Një 48 vjeçar arrestohet në Mal të Zi, dyshohet se kreu krime lufte në Kosovë

Kosova News
Kosova News 23:05 -07/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Organet e rendit në Herceg Novi të Malit të Zi njoftuan se kanë ndalur një 48-vjeçar nga Kosova me inicialet (I.B.) i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile.

“Ky person kërkohet nga Interpoli dhe UNMIK-u në bazë të një procedure penale të ngritur kundër tij nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.

Gjykata e Lartë e Podgoricës bëri të ditur se ka caktuar masën e paraburgimit me qëllim ekstradimi të individit në fjalë. Ditë më parë, në qytetin e Bjelo Poles në veri të Malit të Zi u arrestua një i dyshuar tjetër për krime lufte kundër popullsisë civile në territorin e komunës së Pejës në vitin 1999. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit me qëllim ekstradimi.

Mali i Zi thotë se do të njoftojë organet përkatëse të Kosovës për rastin në fjalë dhe presin dokumentacionin përkatës për ekstradimin e të dyshuarit.

Analistët malazezë thonë se policia e Kosovës e ka thelluar edhe më tej bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të rajonit, dhe me organizatat ndërkombëtare të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Ndërkaq, përfaqësuesit e partisë pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi, ish Fronti Demokratik, i bënë thirrje qeverisë teknike të Kryeministrit Dritan Abazoviç që të mos marrë pjesë në arrestimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga Kosova, sepse siç thanë ata, “kjo do të destabilizojë edhe më tej situatën politike në vend”. Kjo parti tha se, “gjatë shtatë ditëve të fundit, në bazë të kërkesës së Prishtinës, dy serbë të zhvendosur në Mal të Zi, Zhivko Vuksanoviq dhe Momçilo Bulatoviq, u arrestuan nën dyshimet për krime lufte pas dy dekadash e gjysmë”.

Në dhjetor të vitit 2019 gjykata e Podgoricës e denoi shtetasin malazez, Vlado Zmajeviç me 14 vjet burgim pasi u gjet fajtor për krime lufte kundër civilëve. Zmajeviq, ish-vullnetar dhe pjesëtar i ushtrisë jugosllave është dënuar për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në fshatin Zhegër afër Gjilanit në vitin 1999.

Rreth 13,500 njerëz u vranë gjatë masakrës serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 ndërsa më shumë se 1,600 persona ende figurojnë të pagjetur./VOA/

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 07/10/2023 07/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë
19:31 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?