KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Institucionet të vendosura, nisin përgatitjet për kthim të targave ilegale në “RKS”
Siguri

Institucionet të vendosura, nisin përgatitjet për kthim të targave ilegale në “RKS”

Kosova News
Kosova News 08:51 -21/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Institucionet e Kosovës kanë nisur përgatitjet për zbatimin e vendimit për regjistrim me targa RKS të mjeteve që posedojnë targa ilegale, të lëshuara nga Serbia.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, të mërkurën është mbajtur takimi informues në Agjencinë për Regjistrim Civil të Ministrisë së MPB-së me udhëheqësit e Qendrave për Regjistrim Automjetesh.

“Në këtë takim u diskutua për zbatimin e Vendimit Nr. 01/85 të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 29.06.2022, si dhe u vunë në pah modalitetet për formën se si do të shkojë ky proces për regjistrimin e mjeteve, sipas Udhëzimit Administrativ, Nr. 03/2022 për regjistrimin me targa ‘RKS’ të mjeteve që posedojnë targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’ DHE ‘DA’ APO ‘ĐA’”, thuhet në njoftim.

Me vendim të qershorit, qytetarëve, kryesisht atyre në veri, u jepet edhe një shans, siç është thënë të fundit, për kthim në targa RKS. Sipas Qeverisë, pronarëve të veturave me këto targa u është mundësuar që kthimin në RKS ta bëjnë në periudhën 1 gusht 2022 – 30 shtator 2022, pra dy muaj kohë.

“Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë. Vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi”, thuhej në njoftim.

https://www.facebook.com/RKS.MPB/posts/pfbid02hWJya2XZsqg6gw9SEQvEeir1ftDJqQxEgNzpPTsVoZggkUVGjhd6pjxeqmgc5SUBl

Gjithashtu lexoni:

Peci, pas takimit me numrin dy të KFOR-it: Po angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Shqipëria thellon bashkëpunimin me SHBA-në në mbrojtje dhe siguri

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Konjufca: Diaspora kosovare forcon lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës

Tjetërsuan  pronën 1.5 milionë euro në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona, në mesin e tyre dhe zyrtarë komunal

TAGGED: Kosova, RKS, targa
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?