Prokuroria Themelore në Pejë tashmë ka nisur hetimet për rastin kur një person në Klinë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një familjare të tij.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur gjithashtu se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Tashmë në polici janë marrë autorizimet e nevojshme për veprimet hetimore. Për momentin një person është ndaluar për 48 orë”, ka deklaruar Nikçi, duke shtuar se nuk mund të jap asnjë informacion tjetër.
Më 30 prill, Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Klinë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me familjaren.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar në strehimore.