Policia e Kosovës ka nisur hetimin për rastin e mbishkrimit “Wagner” në muret e shkollës “Aziz Sylejmani” dhe të Shtëpisë së Shëndetit në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë.
Në raportin policor u tha se për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa ende nuk dihet se kush kreu këtë vepër.
Rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike”.
Dje është raportuar se në muret e shkollës “Aziz Sylejmani” dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë, është shkruar mbishkrimi “Wagner”.
“Wagner” është grup i mercenarëve, i themeluar në vitin 2014 në Rusi, nga Yevgeny Prigozhin. Për këtë grup, të lidhur ngushtë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, thuhej se ishte prezent në tensionet e fundit në veriun e Kosovës.