KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Niset nga Shqipëria kontigjenti i dytë me mision pranë KFOR-it në Kosovë
Siguri

Niset nga Shqipëria kontigjenti i dytë me mision pranë KFOR-it në Kosovë

Kosova News
Kosova News 10:23 -23/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kontingjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) janë nisur në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit të KFOR-it.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e përcjelljes e vlerësoi këtë si një moment të veçantë për faktin se këta efektivë nisen në mision si përfaqësues të vendit në përpjekjet e Aleancës së NATO-s për t’i shërbyer sigurisë dhe paqes.

“Republika e Shqipërisë në vijimësi ka dëshmuar se është jo vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal e më gjerë, por edhe një aleat serioz, i cili merr përsipër dhe mban barrën e detyrimeve dhe në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës”, u shpreh gjatë fjalës së tij Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes theksoi mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë ndaj aspiratave të Kosovës, por vlerësoi edhe rritjen e pranisë së forcave të vendeve të Aleancës si pjesë e KFOR.

- Reklamë -

“Mbështetja e Kosovës në aspiratat e saj kundrejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e paqes dhe sigurisë, inkurajon zhvillimin e rajonit dhe frenon zgjerimin e influencës të vendeve të tjera që sfidojnë demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Sfidat tona të sigurisë mbeten të përbashkëta, të pandashme dhe të gjithanshme. Ato vijnë nga çdo drejtim, dhe mund të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Ministria e Mbrojtjes vlerëson dislokimin dhe rritjen e prezencës së forcave të armatosura të vendeve aleate dhe partnere në Misionin e KFOR-it. Ky është një kontribut i madh i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Siç e nënvizoi dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pak ditë më parë, trupat e KFOR në Kosovë janë të gatshme dhe të vendosura për të ndjekur detyrën e tyre në përmbushje të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë dhe në rajon”, u shpreh Peleshi.

30 trupat e Kontigjentit të 2-të nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) do të shërbejnë në zonën e Pejës, krah për krah me kolegët e tyre italianë dhe kroatë.

Në ceremoninë e përcjelljes morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji, zv. Komandanti i Forcës Tokësore, oficerë/nënoficerë si dhe familjarë të efektivëve./abcn/

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Kosova News 23/08/2022 23/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?