Ka nisur takimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu me homologun e saj shqiptar, Ulsi Manja.
Qëllimi i kësaj vizite është thellimi i bashkëpunimit dhe realizimi i marrëveshjeve të reja mes dy ministrive në Kosovë e Shqipëri.
Të dy ministrat, Haxhiu e Manja pritet që në ora 10:00 të jenë para gazetarëve në një konferencë për media.
Ndërkohë një ditë më parë, homologët që drejtojnë dikasteret e Drejtësisë në Kosovë e Shqipëri kanë vizituar dy qytete të Kosovës, Gjakovën dhe Prizrenin


