KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis seanca e Kuvendit, Remzije Zeqiraj betohet si Komisionere parlamentare e FSK-së
Politikë

Nis seanca e Kuvendit, Remzije Zeqiraj betohet si Komisionere parlamentare e FSK-së

Kosova News
Kosova News 11:31 -07/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Remzije Zeqiraj ka dhënë betimin para deputetëve në seancën e Kuvendit të enjten, si Komisionere parlamentare e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Betohem solemnisht se do t’i kryej me besnikëri dhe në mënyrë të paanshme detyrat dhe funksionet që më janë besuar me ligj. Se do të mbroj dhe avancoj respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për rekrutët dhe kadetët ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Betohem”, ka thënë Zeqiraj.

Ajo është zgjedhur në këtë pozitë në seancën e Kuvendit më 14 shkurt me mandat 5-vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Komisioneri, bazuar në ligj, ndër tjera e ka autoritetin që të trajtoj ankesa dhe të kërkojë informata dhe qasje në të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Kushdo që zgjidhet në këtë pozitë ka të drejtën të “kërkoj informata dhe qasje në institucione tjera në lidhje me pjesëtarin e FSK-së; të thërras në dëgjim, apo të intervistoi ankuesin, dëshmitarët, apo palët tjera të përfshirë në proces të ankesës; të kërkoj mbështetje me ekspertizë nga ekspertët; të procedojë tek organet përgjegjëse dosjen e një çështjeje penale apo disiplinore në rastet e dyshimta për shkelje legjislacionit në fuqi; si dhe t’i vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes dhe njësitet e FSK-së, në çdo kohë, me dhe pa paralajmërim”.

Sipas ligjit, Komisioneri zgjidhet me votim të fshehtë nga Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën e nevojshme në votimin e parë, organizohet votimi i dytë, në mes të dy kandidatëve, të cilët kanë marrë numrin me të madh të votave në votimin e parë. Nëse në votimin e dytë, asnjëri nga kandidatët nuk zgjidhet, Kuvendi në afat prej 60 ditësh, duhet të shpallë sërish konkursin për Komisioner.

Sot seanca e Kuvendit, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare, votimi në lexim të dytë i Projektligji për shëndetin riprodhues dhe IVF

Gjithashtu lexoni:

AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026

Kosova News 07/03/2024 07/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit
23:01 -18/06/2025
Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati
21:55 -18/06/2025
Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit
21:40 -18/06/2025
Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër
21:34 -18/06/2025
“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026
21:26 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?