Edhe sot në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po vazhdon dëshminë e saj dëshmitarja e parë.
Dëshmitarja e parë e Prokurorisë, identiteti i të cilës është mbrojtur, po merret në pyetje në një seancë të mbyllur për publikun.
Njëjtë, në seancë të mbyllur ajo u mor në pyetje edhe të martën. Ajo është dëshmitare e Prokurorisë.
Seanca të tilla pritet të ketë më edhe më 13, 17, 18, 19 dhe 20 prill.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Të hënën e kaluar 3 prill ka nisur gjykimi.