Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar seanca fillestare për të dyshuarin Millun Millunkeviq, i njohur ndryshe si “Llune”, për sulmin terrorist ndaj forcave të KFOR-it në Zveçan.
Në seancën fillestare janë sjellë edhe dy ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Aleksandar Vllaiq me pseudonimin “Vllau” dhe Dejan Pantiq.
Aleksandar Vllaiq me pseudonimin “Vllau” dhe Dejan Pantiq para gjykatës.
Millun Millunkeviq është arrestuar nën akuzën e kryerjes së veprës penale “Sulmi terrorist”, i cili ka ndodhur vitin e kaluar ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ).
Në këtë ngjarje, dyshohet se ka përfshirje edhe ish-zyrtari policor i Kosovës, Dejan Pantiq.
Sipas njoftimeve nga Policia e Kosovës, dyshohet se Millunkeviq është përfshirë edhe në vepra penale të tjera kundër ushtarëve të KFOR-it.
Më 21 nëntor, Millun Millenkoviq – Llune i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.
Ai u arrestua në qershor të vitit 2023, nga Policia e Kosovës gjatë një operacioni në ve


