Ka nisur protesta në Prishtinë në kundërshtim të kërkesave ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Thirrja për protestë u bë mbrëmë nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja.
I njëjti nuk harroi që edhe sot t’ua përkujtojë qytetarëve që të mblidhen me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Përkundër reshjeve të borës në protestë janë duke marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, të cilët kundërshtojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Të njëjtit janë mbledhur njëzëri për të kundërshtuar mundësinë e formimit të Asociacionit, i njohur ndryshe si komunat me shumicë serbe në vend.
Ata kanë brohoritur “Poshtë Zajenica”, term ky i njohur nga protestat e shumta të Lëvizjes Vetëvendosje sa ishin në opozitë e ku kundërshtohej formimi i këtyre komunave
Kujtojmë se, Ambasada amerikane sot organizon një takim për të diskutuar për Asociacionin me zyrtarët institucional e politikë, organizatat joqeveritare dhe eksponent të tjerë të politikës në Kosovë.


