KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis prodhimi i armëve shqiptare, kompanitë përjashtohen nga taksat
Rajon

Nis prodhimi i armëve shqiptare, kompanitë përjashtohen nga taksat

Kosova News
Kosova News 09:28 -13/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria i hap rrugë ngritjes së industrisë ushtarake. Prodhimi, tregtimi dhe zhvillimi i armëve, tashmë mund të jetë ekskluzivitet edhe i Shqipërisë. Me ligjin që është botuar në fletoren zyrtare, kompanitë që do të investojnë në këtë industri, do të përjashtohen nga një sërë taksash.

Norma e tatimit mbi të ardhurat korporative për 10 vitet e para të fillimit të aktivitetit do të jetë 0%. Lehtësi të tjera fiskale përfshijnë përjashtimin nga taksat doganore për mallrat, të cilat shërbejnë drejtpërdrejt për prodhimin e armatimit ushtarak, ndërsa tjetër lehtësi është edhe shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar prej 10% për furnizimin ose shitjet e armatimit ushtarak, shkruan euronews.al

Përveç lehtësive tatimore, ligji parashikon edhe ato administrative, të tilla si procedura të përshpejtuara për licencimin dhe regjistrimin e veprimtarisë. Për këto kompani do të ketë mbështetje për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës ndihmëse, si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion, të cilat janë thelbësore për funksionimin e aktivitetit të subjektit, si dhe qasje në fonde dhe programe mbështetëse për kërkim dhe zhvillim në fushën e teknologjive të mbrojtjes.

Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes është autoriteti përgjegjës për marrjen e masave administrative në rast se konstatohen shkelje nga kompanitë e prodhimit të armëve. Për të gjitha kompanitë që përfshihen në testimin e armatimit ushtarak ose aktivitetet e specializuara pa miratim nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, parashikohen gjoba nga 5 milionë deri në 50 milionë lekë.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Kosova News 13/08/2024 13/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Granit Xhaka reagon ndaj kritikave
19:41 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?