KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis Panairi i Librit në Frankfurt, e pranishme edhe Kosova
Kulturë

Nis Panairi i Librit në Frankfurt, e pranishme edhe Kosova

Kosova News
Kosova News 12:32 -17/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Të mërkurën ka nisur edicioni i 76-të i Panairit të Librit në Frankfurt të Gjermanisë, me moton “FBM24 is Read!ng”.

Në këtë panair janë mbi 7.500 ekspozues me mbi 285.000 profesionistë të fushës nga e gjithë bota.

Shteti i Kosovës po prezantohet përmes Shoqatës së Botuesve të Kosovës (SHBK) dhe me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Botuesit nga Kosova janë vendosur në sallën 4.1, në stendën F96 të këtij panairi, sallë e botuesve dhe shteteve ndërkombëtare si Ukraina, shtetet skandinave, bota arabe, shtetet baltike, Belgjika, shtetet e Evropës Qendrore, Holanda, etj.

SHBK ka bërë të ditur  se në këtë panair po prezantohen botimet më të reja të botuesve kryesorë të Kosovës, si “Buzuku”, “Koha”, “Faik Konica”, “Pema”, “Artini”, “Skanderbeg Books”, “Albas”, “Meshari”, “Magjia e Librit”, “Noa”, e të tjerë, si dhe institucioneve si Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Universiteti i Prishtinës.

E ftuar nderi këtij edicioni është Italia.

“Italia, si e ftuar nderi, paraqet dhe prezanton traditën e saj të gjallë letrare. Në ditët e para, panairi ka karakter profesional dhe vizitohet nga institucionet e librit mbarëbotërore për të komunikuar mbi industrinë e librit, ndryshimet dhe rëndësinë e ruajtjes së traditës thelbësore të dijes”, ka njoftuar SHBK.

Tutje  theksua se në fund të javës, panairi hapet edhe për qytetarë dhe vizitorë, me ç’rast mbahen promovime me autorë dhe orë letrare në stendën e Kosovës, që është edhe pikëtakim i qindra kosovarëve që jetojnë në Gjermani.

Gjithashtu lexoni:

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, vlerësohet adresimi i tyre

Kërkohet paraburgim për një të arrestuar në operacionin Qielli i thyer

Moti sot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

Kosova News 17/10/2024 17/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Thu
31 °C
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
15:09 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?